Kohëmatësi Online

Ekran i plotë

Përcakto Kohëmatësin Për

Cili tingull do të luhet kur të mbarojë numërimi mbrapsht?

Koha e Mbetur

Çfarë Është Kohëmatësi?

Megjithëse kohëmatësi përkufizohet si një lloj ore që përdoret për të matur intervalin kohor, ai përdoret në komunitet si një numërues që numëron mbrapsht nga një kohë e caktuar dhe janë zakonisht pajisje alarmi me kohë skadimi.

Kur Është Shpikur Kohëmatësi?

Mjetet e para të përdorura në histori për të matur kohën janë orët e ujit dhe ato janë përdorur që nga shekulli XVI Para Krishtit. Sipas disave, orët e mëvonshme të rërës u shpikën nga një prift frankan në shekullin VIII; megjithatë, ato nuk u përdorën deri në shekullin XIV. Nga ana tjetër, kohëmatësi i kuzhinës, i cili ishte ndër kohëmatësit mekanikë të parë që përdoren edhe në ditët e sotme, u shpik në vitin 1926 nga Tomas Norman Hiks.

Si Përdoret Kohëmatësi?

Për të përdorur kohëmatësit mekanikë, të tillë si kohëmatësit e kuzhinës, kthejeni matwsins në drejtimin e akrepave në orën nga e cila kohëmatësi do të fillojë numërimin mbrapsht. Ndërsa për kohëmatësin dixhital, duhet të zgjidhni orën, minutën dhe sekondën dhe më pas shtypni butonin “Fillo”.

Ku Përdoret Kohëmatësi?

Megjithëse kohëmatësit përdoren në shumë fusha, ata zakonisht përdoren nga njerëz që duan të caktojnë kohën e gatimit të ushqimeve ose vezës në kuzhinë, si edhe nga studentët që mësojnë për provime.

Cili Është Ndryshimi Ndërmjet Kohëmatësit dhe Kronometrit?

Ndërkohë që kohëmatësi përdoret për të numëruar mbrapsht nga një kohë specifike, kronometri është një kohëmatës i avancuar numërimi i përdorur për të matur kohën e përfunduar.

Ku Gjendet Kohëmatësi në Kompjuter?

Në shumë sisteme operative, kohëmatësi dhe ora me alarm nuk janë aplikacione të paracaktuara. Për kohëmatësit në Windows dhe Mac, mund të preferohen aplikacionet në app stores, ose përdoruesit që nuk duan të instalojnë programet mund të përdorin kohëmatësin online.

Çfarë Është Kohëmatësi Online?

Kohëmatësi online është një matës kohe mbrapsht shumë praktik dhe i lehtë nw pwrdorim, për ata që duan të përdorin kohëmatësin bazuar në një orë, minutë dhe sekondë.

Si Përdoret Kohëmatësi Online?

Për të përdorur kohëmatësin online, fillimisht duhet të përcaktoni kohën e kohëmatësit nën “Përcakto Kohëmatësin Për”, më pas zgjidhni alarmin që do të tingëllojë kur të mbarojë koha e numërimit mbrapsht, më pas shtypni butonin “Filloni kohëmatësin” për të ndezur kohëmatësin.